Jashari: Historia të përjetësohet me fakte për brezat

Në ekspozitën kushtuar familjes Jashari, pasardhësi i kësaj familje, Bekimi ka thënë se shteti duhet të bëjë shumë më shumë dhe ta përjetësojë historinë me fakte për brezat e tjerë

FOTO: KP

Pasardhësi i familjes Jashari, Bekimi në ekspozitën “Qëndresa Heroike e Jasharëve për liri” në Muzeun Kombëtar të Kosovës, në të cilën për një javë do të qëndrojnë 200 fotografi që flasin për qëndresën heroike të familjes Jashari dhe sakrificën më sublime të saj, ka thënë se populli shqiptar ka vuajtur shumë për liri, derisa ka shtuar se shteti duhet të bëjë shumë më shumë se kaq dhe ta përjetësojë historinë me fakte për brezat e tjerë.

“Kjo ekspozitë sot është ngjarje e veçantë, është një histori që gjeneratat, përveç gjeneratës sonë, në veçanti kanë nevojë gjeneratat e reja për të parë dhe për t’u njoftuar dhe të mësojnë se çfarë ka ndodhur në vendin tonë. Populli ynë ka vuajtur shumë në veçanti populli shqiptar tashmë në shtetin e Kosovës, të ndarë padrejtësisht ashtu siç e tregon historia”, ka thënë Jashari, raporton KP.

“Shteti duhet të bëjë shumë më shumë se kaq, qoftë në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të kontraktuar e të ndihmuar, dhe t’i mbështetë njerëzit e vullnetit të mirë apo organizatat e ndryshme që të mbledhin sa më shumë fakte dhe dëshmi, më së pari për fëmijët tanë që t’i shohin dhe ta mësojnë se çfarë ka ndodhur me shekuj rresht në Kosovën tonë…Në të gjitha trevat tona, në të gjithë fshatrat ka pasur përjetime të ndryshme, por që deshi fati që me kurorëzimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, vendi të çlirohet… Ne që kemi mbetur gjallë e kemi për obligim dhe detyrim të punojmë pareshtur për ta bërë Kosovën ashtu siç e deshën dëshmorët tanë, ashtu siç e deshën ata që një jetë të tërë ia kushtuan këtij vendi, lirisë tonë”, ka vijuar ai.

Ndryshe sonte do të mbahet edhe “Nata e Zjarreve” e cila është një traditë që përkujton luftën e familjes së Adem Jasharit për lirinë e Kosovës.

Duke nisur nga ora 18:00 do të fillojë ndezja e flakadanëve në Prekaz dhe kështu do të përmbyllet dita e tretë e manifestimit gjithëpopullor për Epopenë e UÇK-së.

Përveç në Skenderaj, edhe në Prishtinë do të ndizen flakadanët e lirisë nga kryetari Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

“Nata e Zjarreve” do të mbahet edhe në Prishtinë.

Ky është viti i dytë që kryeqyteti e shënon Epopenë e UÇK-së, për të vazhduar kështu traditën e përkujtimit të luftës dhe sakrificës së njerëzve tanë për liri”, ka njoftuar Komuna e Prishtinës.

Në nder të 25 vjetorit të Epopesë së UÇK-së, mbahet ekspozitë për familjen Jashari (VIDEO)

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika