Jashari kritikon vonesën e takimit të Haxhiut me partitë: Konstituimi i Kuvendit s’duhej të lidhej me interesat partiake

Ish-kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shemsi Jashari, ka komentuar takimin e thirrur nga ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, me partitë politike më 5 gusht, një ditë para seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës që do të mbahet më 6 gusht.

Jashari, i ftuar në “FIVE” në Dukagjin, u shpreh se e e cilësoi këtë takim si të vonshëm dhe të pajustifikueshëm, duke vlerësuar se vendi ka nevojë urgjente për krijimin e institucioneve të reja.

“Me siguri në takimin e së premtës do të shkojnë dy bashkëkryetarët e partisë, Lumiri dhe Vjosa, ata edhe në takimin paraprakë ishin bashkë. Mirëpo, ajo që dihet është se është takim i vonshëm dhe i paarsyeshëm në kuptimin e kohës dhe nevojës e urgjencës që vendi ka për krijimin e institucioneve – me i konsumu 30 ditë afat për të thirrë seancën e konstituimit të Kuvendit duke i ditur rezultatet është një papërgjegjësi totale e Vetëvendosjes pasi do duhej që në momentin që janë certifikuar rezultatet e zgjedhjeve të konstituohet Kuvendi e pastaj të formohet Qeveria”, u shpreh Jashari.

Ai shtoi se konstituimi i institucioneve nuk duhet të kushtëzohet nga gjendja e brendshme e një subjekti politik, duke përmendur në këtë rast LDK-në.

Sipas tij, nga Lëvizja Vetëvendosje do të duhej të zhvillohej një dialog me të gjitha partitë politike për interesin e vendit dhe jo për interesa partiake.

“Nuk do të duhej që të vonohet konstituimi i institucioneve me gjendjen e brendshme të një subjekti politik, në këtë rast me LDK-në, do të duhej te ishte një dialog me të gjitha partitë për të mirën e vendit dhe jo interesat partiake – për kuvend e qeveri duket se nuk ka problem për shkak të numrave por ka pasur zëra që Lëvizja Vetëvendosje bashkë me partnerët i ka vetëm 60 numra që mbase kjo edhe ka qenë arsyeja e vonesës”, u shpreh Jashari.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika