Jashari lidhur me caktimin e kryeprokurorit: Është koha që presidentja të marrë detyrën që i takon

Sipas avokatit Jashari, presidentja Osmani nuk mund të mbajë peng procesin e emërimit të Kryeprokurorit të Shtetit. Ai ka thënë se ky proces do duhej të zgjidhej brenda 60 ditësh por i njëjti, vazhdon tash e disa muaj

Arbër Jashari, avokat





Avokati, Arbër Jashari ka thënë se Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani duhet të marrë detyrën që i takon lidhur me caktimin e Kryeprokurorit të Shtetit.

I ftuar në Debat Plus, Jashari ka thënë se ndonëse ekzistojnë standarte të drejtësisë të cilat përcaktojnë afate, këtu çuditërisht nuk ka afat. Sipas tij, ky proces do duhej të përfundonte brenda 60 ditësh dhe se i njëjti, nuk mund të mbahet peng pafundësisht.

“Presidentja është koha që përfundimisht të marr detyrën që i takon, t’a marr ose t’a dekretoj. Mendoj që nuk po e dekreton si shkak i frikës se mos po përballet me proces të ri për shkelje të kushtetutës. Nëse mendon presidentja se ky proces ia vlen të kthehet në pikën zero dhe nëse mendon që Blerim Isufaj nuk është njeri kredibil, atëherë le të merr një vendim dhe le ti qëndroj mbrapa këtij vendimi”, ka thënë Jashari.

Lidhur me këtë proces, para pak kohësh Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani kishte thënë se Këshilli Prokuorial i Kosovës kishte dërguar tashmë një propozim dhe se të njëjtin ishte duke e shqyrtuar.

Sipas Gashit, afati i arsyeshëm për zgjedhjen e kryeprokurorit ka mbaruar dhe se një vendim i tillë, do duhej të trajtohej me urgjencë.

Nga ana tjetër, avokati Skënder Musa thotë që emërimi i Kryeprokurorit të Shtetit rregullohet edhe me Kushtetutën e Republikës së Kosovës sipas së cilës, emërimi dhe shkarkimi i kryeprokurorit bëhet me propozimin e Këshillit Prokurorial të Kosovës

“Edhe presidentja gabimisht tha se duhet të konsultohet me palët e tjera për shkak se kjo dispozitë komentohet ndryshe. Këshilli propozon ndërsa Presidenti duhet me emëru kandidatin për kryeprokuror”, ka deklaruar Musa.

Ndër të tjera, Musa ka thënë se në qoftë se presidentja do t’i gjykonte meritat e propozimeve të tilla, sipas ligjit, kjo do të nënkuptonte “ndërhyrje të drejtëpërdrejtë në pavarësinë e gjyqësorit ose të prokurorit”.

 





Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika