Jashari: Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim sot në tavolinë

Në akademinë përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës mesazhi i familjes Jashari ishte mbrojtja e luftës së drejt të UÇK-së dhe shtetit tonë

Bekim Jashari

Mesazhi i familjes Jashari në akademi përkujtimore të organizuar për nder të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte mbrojtja e luftës së drejt të UÇK-së dhe shtetit tonë.

Me një fjalë iu drejtua të pranishmëve Bekim Jashari, i cili tha se Epopeja e UÇK-së na kujton historinë e lavdishme popullit tonë, luftën e shumë brezave që nuk kursyen asgjë për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.

“Shtetin që krijuam fal tyre që nuk kursyen as jetën, tani e kemi amanet që ta duam e ta zhvillojmë në mënyrë që të rinjtë tanë dhe gjeneratat që vinë të gjejnë perspektiven dhe të ardhmen e tyre në Kosovë. Është një breng që nga paslufta ikja e të rinjve tonë nga Kosova. Është betejë që nuk guxojmë ta humbim, është amanet nga të parët tanë që kjo tokë e mbushur me gjak të frymoj shqip, që të rinjtë tanë të rriten e edukohen në vendin e baballarëve të tyre, që pavarësisht përndjekjeve që kishin nga pushteti i egër i ish-Jugosllavisë nuk e braktisen asnjëherë tokën e të parëve tyre”, ka thënë Jashari, duke shtuar se institucionet tona me mbështetjen e secilit duhet ta ndalin ikjen e të rinjve përmes punësimit.

Sipas Jasharit, “Luftën që fituam me gjak nuk guxojmë ta humbim assesi sot në tavolinë, andaj mbrojtja e luftës së drejt të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe shtetësisë sonë, është obligim i secilit nga ne”.

“Kjo kërkon unifikim të gjithë spektrit politik dhe secilit nga ne sepse vetëm të bashkuar mund ta fitojmë edhe këtë betejë, ashtu siç e fituam dje”, ka shtuar Jashari.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika