Jashari për çështjen e presidentit: Duhet të shkojmë në zgjedhje, i gjithë kalkulimi po bëhet për interesa partiake

Analisti Shemsi Jashari ka deklaruar se situata aktuale politike në Kosovë po shkon drejt një stërkeqjeje institucionale, duke thënë se në rrethanat aktuale vendi mund të detyrohet të shkojë në zgjedhje të reja.

Në FIVE në TV Dukagjini, Jashari tha se kalkulimet politike të partive po bëhen mbi interesa individuale dhe partiake, e jo në funksion të interesit publik dhe qytetarëve.

“Në fakt nëse e shohim këtë stërkeqje çka po ndodh. Prapë do duhej të shkonim në zgjedhje. Të shkonim në zgjedhje për faktin se i gjithe kalkulimi po bëhet për interesa individuale dhe partia, jo për interesin publik dhe të qytetarëve. Në kohën kur qytetari i ka dhënë mandat më shumë se secilës subjekt më herët edhe kur mundësia për të gjetur zgjidhje është aq e lehtë, pse duhet me leju një legjislaturë, që hallin e vetëm e ka interesin personal. Nëse duhet me shku në zgjedhje për të ndal, mbylljen e qarkut, ku një njeri e ka komplet shtetin, ndikimin në të gjitha pozitat në dorë, do të duhej të shkonim në zgjedhje. Fakti në këtë rast, as subjektet opozitare nuk duket që janë shumë të interesuara për të shkuar në zgjedhje, e zoti Kurti ka fituar terren dhe po sillet bash qysh po ka qejf”, ka thënë Jashari.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika