Jashari pret Serwerin dhe delegacionin amerikan, diskutohet për bashkëpunimin FSK-SHBA

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur në takim një delegacion amerikan të kryesuar nga profesori Daniel Serwer, në kuadër të iniciativës “America250”, në prag të shënimit të 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Sipas njoftimit të FSK-së, gjatë takimit, Jashari falënderoi delegacionin për vizitën dhe për mbështetjen e vazhdueshme që SHBA-ja i ka dhënë Kosovës ndër vite teksa theksoi rëndësinë e partneritetit të ngushtë ndërmjet FSK-së dhe institucioneve amerikane të mbrojtjes, ndërsa i njoftoi mysafirët me zhvillimet e fundit dhe avancimin e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës, njofton Dukagjini.

Nga ana tjetër, profesori Daniel Serwer dhe anëtarët e delegacionit vlerësuan progresin e FSK-së dhe kontributin e saj në misionet ndërkombëtare. Po ashtu, gjatë takimit u diskutua për situatën e sigurisë në rajon dhe rëndësinë e avancimit të FSK-së drejt integrimit në strukturat euroatlantike, përfshirë NATO-n dhe Bashkimin Evropian.

Në përfundim të takimit, Gjenerallejtënant Jashari uroi delegacionin amerikan me rastin e jubileut të 250-vjetorit të Pavarësisë së SHBA-së, duke theksuar se ky përvjetor simbolizon miqësinë e fortë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, si dhe vlerat e përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe partneritetit strategjik.

Të dyja palët riafirmuan përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes, duke vlerësuar se forcimi i kapaciteteve të FSK-së mbetet një faktor i rëndësishëm për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika