“Java e dëgjuesve” në “Radar me Edita Doli”, Fatosi dhe Valoni dëgjojnë historitë e atyre që nuk i kanë parë familjarët me vite

Në ditën e katërt të “Javës së dëgjuesve” në “Radar” në Radio Dukagjinin ishin Fatosi dhe Valoni që u bashkuan në Radio Dukagjini me Edita Dolin për të bashkëmoderuar emisionin për sot

Musafir në studion e "Radar me Edita Doli”, Fatosi dhe Valoni

Pavarësisht obligimeve me punë, dëgjuesit besnikë arritën që këtë javë të jenë prezent për t’u bërë pjesë e emisonit. Si çdo ditë tjetër, dëgjuesit në studio patën mundësinë që të presin telefonata dhe të kuptojnë vendet me radar.

Fatosi dhe Valoni, dy mysafirë shumë të lidhur me radion, patën mundësinë që për pjesën e dytë të emisionit “Radar” të zgjedhin rubrikën e tyre të preferuar për ta zhvilluar në emision. Pas pak minutash pauzë, të tre “bashkëmoderatorët” e përkohshëm, u rikthyen në studio me një pyetje “Sa vite keni pa takuar familjarët e juaj që jetojnë në mërgim?”.

Në vrullin e telefonatave dhe nën udhëheqjen e rubrikës nga dëgjuesit në studio, i pari që u lajmërua ishte Agimi nga Prishtina, që tregoi për kushëririn e tij që jeton në Suedi të cilin nuk e ka takuar nga viti ’92 dhe janë njoftuar përmes Facebook pas sa vitesh. Ndërsa dëgjuesja e dytë Gresa, tregoi për nënën e saj që nuk e ka parë që 7 vjet. Gresa ishte fituese e një tikete për aeroplan për kurdo që ajo është gati për të vizituar nënën e saj jashtë Kosovës.

Mysafirë në studion e “Radar me Edita Doli”, Fatosi dhe Valoni

Kurse dëgjuesi Arbeni ka treguar se nuk e ka vizituar Kosovën nga viti ’94, për shkak të problemeve familjare, ndarjes së prindërve kur ai ka qenë në moshën 1 vjecare. Jetesa me gënjeshtrën se babi i tij kishte qenë “vëllai i tij” për shumë vite, moskomunikimi me babain e tij për 20 vjet etj, kanë bërë që ai të mos e vizitojë Kosovën që nga ajo kohë. Arbenit i është dhënë dhe një tiketë nga “Air Tiketa” falas, për të vizituar Kosovën.

Ndër të tjera, dëgjuesit kanë theksuar shpresën e tyre për liberalizimin e vizave, që të kenë mundësi të takojnë familjarët e tyre sa më shpejt.

Për fund, Fatosi ka ndarë me dëgjuesit ndjesitë që përjetoi përgjatë emisionit. Ai pranoi se është shumë më i lehtë bashkëbisedimi përmes telefonit. Gjithashtu, edhe Valoni ka shprehur mirënjohjen e tij për emisionin Radar dhe Edita Dolin dhe ndihmesën që i kanë dhënë shumë njerëzve në nevojë së bashku me ndihmën e ushtarëve të Radarit.

Kjo javë në emisionin Radar i është kushtuar të gjithë dëgjusve që kanë shprehur dëshirën për të qenë në studio pas sa vitesh lidhjeje të afërt me Radio Dukagjinin.

Shija e redaktorit

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

Të fundit nga rubrika