“Java e Dëgjuesve” në Radio Dukagjini, katër dëgjues drejtojnë bashkë emisionin “Radar me Edita Doli”

Në emisionin "Radar me Edita Dolin" në Radio Dukagjini, edhe të martën ka vazhduar “Java e Dëgjuesve”, katër dëgjues në pjesën e parë të emisionit ishin pjesëmarrës në studion e Radio Dukagjinit. Tashmë çdo ditë, dëgjues të Radio Dukagjinit kanë mundësinë të bëhen pjesë e programit duke treguar për veten dhe duke diskutuar me dëgjuesit

“Java e Dëgjuesve” në Radio Dukagjini, katër dëgjues drejtojnë bashkë emisionin “Radar me Edita Doli”

“Java e Dëgjuesve” në Radio Dukagjini ka vazhduar edhe të martën, kësaj radhe në studion e Radio Dukagjinit janë bashkuar katër dëgjues. Lindi, Dardani, Petriti dhe Xeni, ishin katër djemtë që i shoqëruan dëgjuesit në pjesën e parë të emisionit të rezervuar për të treguar për vendet me radar, ashtu siç ndodh çdoherë në emision.

Prania e dëgjuesve në studio paraqet më së miri rëndësinë që luan radio si medium në jetën e tyre të përditshme. Ata kanë të gjithë profesione të ndryshme dhe nuk njiheshin fare në jetën reale.

Lindi, Dardani, Petriti dhe Xeni, ishin katër djemtë që i shoqëruan dëgjuesit në pjesën e parë të emisionit

Lidhja e tyre e vetme mes vete është radio, dhe pavarësisht këtij fakti, takimi i tyre i parë dukej sikur të kishte ndodhur vite më herët, kjo falë afërsisë që kanë fituar përmes të qenit dëgjues besnik të Radio Dukagjinit.

Shoqërimin me radion e praktikojnë në çdo kohë dhe vend, qoftë në punë apo në shtëpi, dhe marrë parasysh që më herët nuk kanë pasur përvojë të tillë të prezantimit live në një medium, ata arritën që për 30 minuta të argëtojnë dëgjuesit me batuta dhe bashkëbisedim të këndshëm.

Në fund secili prej tyre treguan historitë se si kanë krijuar lidhjen e tyre me emisionin Radar tash e sa vite.

Çdo ditë, dëgjues të Radio Dukagjinit do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e programit duke diskutuar me dëgjuesit dhe duke treguar më shumë për veten e tyre dhe arsyet përse ata janë aq të lidhur me radion.

Shija e redaktorit

Garat e çiklizmit, edhe sot bllokim i përkohshëm i qarkullimit...

Policia e Kosovës ka njoftuar se edhe të shtunën, më 21 qershor 2025, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit për automjetet në...

Vasfije Krasniqi rrëfen historinë e saj në OKB: Drejtësia është...

Vasfije Krasniqi ka ndarë rrëfimin e saj si e mbijetuar e dhunës seksuale në luftën e fundit në Kosovë, në Kombet e Bashkuara në...

Në ditën e çlirimit të komunës, përurohet memoriali i dëshmorëve...

Në tokën kur dikur u derdh gjak për liri, sot përjetësohen emrat që nuk do të shuhen kurrë. Në ditën e çlirimit të komunës së...

Të fundit nga rubrika