Java me mot të qëndrueshëm, temperaturat deri në 32 gradë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë kësaj jave vendi do të ketë mot relativisht të qëndrueshëm, me alternime të periudhave me diell dhe vranësira të herëpashershme.

Sipas parashikimit të IHMK-së, në fillim të javës temperaturat do të jenë afër mesatareve klimatike për këtë periudhë, ndërsa nga mesi i javës pritet rritje graduale e temperaturave, duke sjellë mot më të ngrohtë.

Nga e mërkura deri të enjten, në disa zona pritet zhvillim i vranësirave konvektive, të cilat mund të sjellin reshje lokale shiu, shtrëngata afatshkurtra dhe shkarkime rrufesh. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi dhe perëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë shtrëngatave mund të ketë përforcime të përkohshme.

Të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe me pak vranësira. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 12 deri në 15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 27 gradë.

Të martën pritet mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë.

Të mërkurën do të mbajë mot i ngrohtë, me diell gjatë paradites, ndërsa pasdite pritet shtim i vranësirave. Në disa zona mund të ketë reshje lokale shiu, shtrëngata dhe rrufe. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 32 gradë Celsius.

Të enjten moti do të jetë pjesërisht i vranët, me intervale me diell. Reshje lokale shiu dhe shkarkime rrufesh mund të ketë kryesisht gjatë pasdites. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 26 deri në 30 gradë Celsius.

Ndërkaq, të premten pritet stabilizim i motit, me dominim të kthjellimeve dhe pak vranësira. Temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 32 gradë Celsius.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika