Java nis me diell dhe temperatura deri në 30°C
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara. Sipas IHK-së, reshje të lehta dhe të lokalizuara në formë shtrëngatash afatshkurta mund të paraqiten të martën, të mërkurën dhe të […]
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka njoftuar se java e ardhshme do të karakterizohet kryesisht me mot të kthjellët dhe temperatura relativisht të larta, ndërsa reshjet do të jenë të pakta dhe të izoluara.
Sipas IHK-së, reshje të lehta dhe të lokalizuara në formë shtrëngatash afatshkurta mund të paraqiten të martën, të mërkurën dhe të premten, kryesisht në zona të kufizuara gjeografike.
E hënë: Mot me diell dhe vranësira të pakta. Temperaturat nga 10-12°C në mëngjes dhe deri në 29°C gjatë ditës.
E martë: Diell dhe vranësira të shpërndara me mundësi për riga shiu lokale. Temperaturat deri në 28°C.
E mërkurë: Mot i ngjashëm me të martën, me reshje të mundshme në zona të vogla. Temperaturat deri në 29°C.
E enjte: Moti mbetet me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat deri në 30°C.
E premte: Moti me diell, por me mundësi për riga të izoluara rreth zonave malore. Temperaturat maksimale deri në 28°C.
Përgjatë gjithë javës, indeksi UV pritet të jetë i lartë, ndaj qytetarëve u rekomandohet të respektojnë këshillat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike për mbrojtje nga rrezatimi diellor.















