Java nis me diell e vranësira, temperaturat bien ndjeshëm nga e marta

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), ka publikuar parashikimin e motit për periudhën 21–25 shtator, ku parashihet një fillim jave me temperatura relativisht të larta, ndërsa nga e marta pritet rënie e ndjeshme e temperaturave.

Të hënën, moti do të jetë me diell dhe vranësira, të cilat vende-vende mund të sjellin reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet nga 22 deri në 26 gradë. Era do të fryjë kryesisht nga veriperëndimi, me shpejtësi 1–4 m/s.

Të martën, do të ketë diell dhe vranësira të shpërndara, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa zona. Temperaturat minimale do të zbresin në 6–10 gradë, ndërsa maksimalet do të jenë nga 17 deri në 20 gradë Celsius.

Rënia e temperaturave do të vazhdojë të mërkurën. Moti do të jetë me diell dhe vranësira, me mundësi për reshje të dobëta shiu në disa vende. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 7 gradë, ndërsa maksimalet nga 15 deri në 19 gradë Celsius.

Të enjten pritet mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 6 gradë, ndërsa maksimalet nga 18 deri në 22 gradë Celsius.

Të premten, moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara, ndërsa gjatë ditës në disa vende mund të ketë reshje të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 3 deri në 9 gradë, ndërsa maksimalet nga 20 deri në 24 gradë Celsius.

Sipas IHK-së, kushtet biometeorologjike gjatë javës do të jenë përgjithësisht të përshtatshme për shumicën e njerëzve.

Megjithatë, të martën dhe të mërkurën, për shkak të uljes së temperaturave, veçanërisht gjatë mëngjesit, do të ndihet freski më e theksuar. Temperaturat e ulëta në mëngjeset e së mërkurës, së enjtes dhe së premtes mund të ndikojnë edhe te personat më të ndjeshëm ndaj të ftohtit.

Gjatë ditës, sipas institutit, kushtet pritet të jenë kryesisht të këndshme dhe pa ngarkesa të theksuara biometeorologjike.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika