Java që nis sot pritet të karakterizohet nga mot kryesisht i qëndrueshëm dhe temperatura tipike për muajin qershor.
Sot parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, pa reshje. Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29°C.
Megjithatë, gjatë orëve të pasdites nuk përjashtohet depërtimi i masave më të lagështa ajrore, të cilat mund të zhvillojnë vranësira konvektive dhe të sjellin reshje lokale shiu.
Të martën pritet ndryshim më i theksuar i kushteve atmosferike. Pas një paraditeje të kthjellët, gjatë pasdites mund të ketë shtim të vranësirave, me mundësi për reshje lokale shiu dhe rrufe në disa zona. Temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 27°C.
Nga e mërkura e në vijim, moti rikthehet në kushte më të qëndrueshme, me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale nga 25 deri në 29°C.
Edhe e enjta pritet të jetë kryesisht e kthjellët dhe pjesërisht e vranët, me mundësi të ulët për reshje, ndërsa temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 29°C.
Java do të përmbyllet me mot të ngrohtë dhe kryesisht me diell. Të premten, temperaturat minimale pritet të jenë nga 11 deri në 14°C, ndërsa maksimalet nga 27 deri në 30°C.
