Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar kjo javë parashihet të nis me diell dhe vranësira të shpërndara.

Në disa vende priten edhe riga shiu dhe shkarkime rrufesh.

Këtë të hënë temperaturat minimale do të jenë 3-5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 16-20 gradë. Do të fryjë erë nga juglindja.

Të martën priten vranësira me intervale dielli, temperaturat minimale 5-8 dhe maksimale 18-21 gradë.

Të mërkurën vranësirat do të dendësohen, duke sjellë reshje shiu dhe rrufe, me temperatura deri në 22 gradë.

Të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, me reshje shiu vende-vende.

Temperaturat do të lëvizin nga 6 deri në 10 gradë minimale dhe 18-23 gradë maksimale. Era do të fryjë nga jugperëndimi.

Të premten priten reshje shiu dhe shkarkime rrufesh në disa zona, me temperatura minimale 7-10 dhe maksimale 18-23 gradë.