Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHK), parashikon që java të nisë me mot kryesisht të kthjellët dhe të ngrohtë në gjithë territorin e vendit.
Të hënën, temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 27 gradë celsius.
Gjatë mesjavës parashikohet ndryshim i kushteve atmosferike, ku do të krijohen vranësira të shpeshta, të shoqëruara me reshje shiu dhe shkarkesa elektrike.
Në disa zona nuk përjashtohet mundësia e breshërit.
Ndërkohë, drejt fundit të javës pritet një rënie graduale e temperaturave, duke sjellë një mot më të freskët në të gjithë vendin.