Java nis me mot me diell, temperaturat deri në 30 gradë

Java e re në Kosovë do të nisë me mot kryesisht të qëndrueshëm, me diell dhe vranësira të herëpashershme. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHK), gjatë gjithë javës vendi do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme, ndërsa temperaturat do të jenë tipike për muajin korrik.

Sot e hënë parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira të pakta. Në disa zona mund të ketë riga të izoluara shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10 dhe 13 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 26 deri në 30 gradë. Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, me shpejtësi 1 deri në 5 metra në sekondë.

Edhe të martën moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Pasdite priten mundësi për riga lokale shiu. Temperaturat minimale do të jenë nga 10 deri në 14 gradë, ndërsa maksimalet nga 25 deri në 28 gradë Celsius.

Të mërkurën pritet mot pjesërisht i vranët, me temperatura minimale nga 10 deri në 14 gradë dhe maksimale nga 26 deri në 29 gradë Celsius.

Të enjten do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pjesshme. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 10 dhe 13 gradë, ndërsa maksimalet nga 24 deri në 27 gradë Celsius.

Ndërkaq, të premten parashihet mot kryesisht me diell dhe vranësira kalimtare. Temperaturat minimale do të zbresin në 8 deri në 12 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 25 deri në 29 gradë Celsius.

IHK rekomandon që gjatë ditëve të ngrohta qytetarët të hidratohen rregullisht dhe të shmangin ekspozimin e panevojshëm në diell gjatë orëve kur rrezatimi UV është më i lartë.

Sa i përket bujqësisë, kushtet e motit gjatë javës do të jenë përgjithësisht të favorshme për zhvillimin e kulturave bujqësore. Megjithëse të mërkurën mund të ketë reshje të lehta lokale, ato nuk pritet të jenë të mjaftueshme për të plotësuar nevojat ujore të bimëve. Për këtë arsye, rekomandohet vazhdimi i ujitjes, veçanërisht për kulturat perimore dhe sipërfaqet me kapacitet më të ulët për mbajtjen e lagështisë.

Po ashtu, kushtet meteorologjike do të jenë të përshtatshme për vazhdimin e korrje-shirjeve të grurit në shumicën e rajoneve të Kosovës, me ndërprerje të mundshme vetëm në zona të izoluara ku mund të ketë riga të shkurtra shiu.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika