Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se kjo javë do të karakterizohet me mot të ndryshueshëm.

Fillimi do të jetë i ngrohtë dhe kryesisht me diell, por nga mesi i javës pritet një ndryshim i ndjeshëm i kushteve atmosferike, me rënie të temperaturave dhe paraqitje të reshjeve afatshkurtra.

Sipas IHK-së, vranësirat dhe rrebeshet lokale do të jenë më të shpeshta dhe më të theksuara në pjesën e dytë të javës.

Temperaturat do të variojnë nga mbi 30°C në fillim të javës, duke rënë deri në 23°C në fundjavë.

Gjatë gjithë javës do të fryjnë erëra të lehta deri mesatare nga drejtime të ndryshme. Po ashtu, indeksi UV do të jetë i lartë, prandaj apelohet për kujdes nga rrezet direkte të diellit, sidomos gjatë orëve 09:00 – 17:00. Moshat e shtyra, fëmijët dhe personat me sëmundje kronike janë më të rrezikuarit