“Java Olimpike” mbledh 1300 nxënës në vrapimin olimpik në kryeqytet

1300 fëmijë kanë marrë pjesë në vrapimin olimpik i cili është organizuar në kryeqytet në kuadër të “Javës Olimpike”.

E, në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 12 shkolla të Prishtinës, ku në kuadër të kësaj jave janë planifikuar edhe aktivitete të tjera.

Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi tha se këto aktivitet me fëmijë po organizohen me qëllim më qëllim të inkurajimit të këtyre të fundit që të merren me sport.

“Po siç po e shihni ky organizmin çdo vjet po bëhet më i madh dhe më i mirë, fëmijët janë mbledhur sot për Ditën Olimpike, ju e dini që Dita Olimpike Botërore është më 23 qershor, mirëpo meqenëse fëmijët janë në shkollë, ne e festojmë pak më herët, ashtu siç e bën gjithë bota, qëllimi i Komitetit Olimpik është që t’i njoftojmë fëmijët me sport dhe që të jenë më afër sportit, të merren me sport, i inkurajojmë të merren me sport, sepse sporti është shëndet, edhe interesi është që çdo fëmijë në Kosovë të merret me sport. Kur kemi fëmijë që merren me sport i largojmë nga rruga, i largojmë nga telefonat, nga televizionet e panevojshme, nga punët e këqija, mos të them cigare e të tjera, mirëpo sporti ndikon shëndetshëm në trupin e tyre, në mendjen e tyre të shëndoshë, edhe atëherë ne do të kemi shëndet të mirë në gjithë Kosovën dhe kemi një shtet të shëndoshë”, tha Krasniqi.

Kurse,  Diellza Shaqiri – Kelmendi, koordinatore për vlera olimpike në Akademinë Olimpike tregoi edhe për aktivitetet e tjera që do të organizohen në disa qytete të Kosovës.

“Ky është aktivitet të cilin e organizon Komiteti Olimpik i Kosovës, në kuadër të “Javës Olimpike”. “Javën Olimpike” e kemi filluar më datën 1 qershor dhe e përfundojmë me datën 6 qershor, e kemi një javë ku kemi organizuar program kulturor edukativ sportiv, gjithashtu shfrytëzoj rastin t’i falënderoj edhe bashkëpunëtorët të cilët e organizojnë këtë javë. Gjithashtu “Java Olimpike” festohet në 25 komuna të Kosovës, ditën e parë e kemi filluar me fëmijët në qytetin e Prishtinës, pastaj kemi vazhduar i kemi promovuar vlerat olimpike në institucionet arsimore, ditën e tretë gjithashtu e kemi organizuar edhe turneun e futbollit, por gjithashtu e kemi shënuar edhe ditën botërore të sportit dhe mjedisit, sot e festojmë Ditën Olimpike. Ditës Olimpike i janë përgjigjur pozitivisht mbi 12 shkolla të qytetit të Prishtinës, sot do t’i kemi të pranishëm 1300 fëmijë, të cilët do të realizojnë vrapimin olimpik, edhe nesër pastaj vazhdojmë me Federatën e Aeronautikës ku realizojmë në qytetin e Prizrenit paragliding, dhe ditën e shtunën i kemi aktivitetet me Federatën e Sportit Universitar dhe aktivitete me Federatën e Lundrimit, është Dita e Lundrit, ndoshta studentët e kolegjeve publike dhe kolegjeve private dhe institucioneve publike realizojnë hiking në qytetin e Mitrovicës”, tha Shaqiri Kelmendi.

E nxënësit e shkollës “Naim Frashëri”, në Prishtinë, thanë për EO se janë të kënaqur për organizimin e këtij vrapimi.

“Po shumë po më pëlqen organizimi që e kemi bërë këtu, me të gjitha shkollat e Kosovës”, tha njëra prej nxënësve.

Gjithashtu edhe një nxënëse tjetër u shpreh falënderuese për mundësinë që i është dhënë.

“Po mua më shumë po më pëlqen organizimi, faleminderit shumë për mundësi”, tha ajo./EO

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Të fundit nga rubrika