Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK), ka këshilluar qytetarët që do të jenë në komunikacion të jenë të kujdesshëm, për shkak të mundësisë së rrëshqitjeve në rrugë.

Sipas njoftimit, moti për ditën e hënë parashikohet të jetë i vranët dhe i paqëndrueshëm, me mundësi për fjolla bore në disa zona. Do të fryjë erë nga veriu dhe veriperëndimi, me intensitet të lehtë deri mesatar.

Temperaturat minimale do të variojnë nga -4°C deri në -1°C, ndërsa ato maksimale nga -2°C deri në 2°C. Erë do të fryjë me shpejtësi 1-5 m/s.

E martë

 Moti do të jetë me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të jenë nga -7°C deri në -3°C, dhe maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të jetë e lehtë nga veriu.

E mërkurë

Dita do të nisë me intervale me diell dhe vranësira, ndërsa gjatë ditës priten reshje lokale të shiut dhe bore. Temperaturat minimale do të jenë nga -9°C deri në -5°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 4°C. Erë e lehtë do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

E enjte

Moti pritet të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -3°C deri në -1°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 5°C. Era do të fryjë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.

E premte

Moti do të jetë i vranët me intervale të shkurtra me diell. Vranësirat mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin nga -9°C deri në -4°C, ndërsa maksimalet nga -2°C deri në 2°C. Era do të fryjë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi 1-3 m/s.