Javën e ardhshme mbahen dy seanca, njëra për nder të Epopesë së UÇK-së
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seancë solemne për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ndërsa, të enjten nga ora 10:00, do të mbahet seanca plenare. “Nga mbledhja që u mbajt sot, kryesia u dakordua që më 7 mars në […]
Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se të martën do të mbahet seancë solemne për nderë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa, të enjten nga ora 10:00, do të mbahet seanca plenare.
“Nga mbledhja që u mbajt sot, kryesia u dakordua që më 7 mars në ora 10:00 të ketë seancë me pika disa pikat të rendit të ditës. Fillimisht, më 5 mars do të ketë seancë solemne për nderë të Epopesë së UÇK-së”, ka deklaruar Kusari-Lila.
Pas përfundimit të mbledhjes së kryesisë, Kusari-Lila, në konferencë për media, ka thënë se në rend dite janë pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara.















