Javën e ardhshme pritet të bëhet ekzekutimi i 100 eurove për sektorin privat

Mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 eurosh, ndërsa gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i aplikimeve dhe ekzekutimi i mjeteve. E premtja e 20 majit është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët e sektorit privat

Ministria e Financave ka njoftuar se mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 eurosh, ndërsa njofton se gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i aplikimeve dhe ekzekutimi i mjeteve.

Në njoftim të ministrisë thuhet se të premten është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët e sektorit privat.

“Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve njofton qytetarët se sot është afati i fundit për të aplikuar për mbështetje për punëtorët që nuk marrin pagë nga buxheti i shtetit”.

”Aktualisht, mbi 300 mijë punëtorë kanë aplikuar për mbështetje financiare prej 100 eurosh. Gjithashtu, vlen të theksohet se MFPT tashmë ka themeluar Komisionin Zbatues për vlerësimin e aplikacioneve dhe gjatë javës së ardhshme pritet të bëhet shqyrtimi i tyre dhe ekzekutimi i mjeteve”, thuhet në njoftim.

Më 12 prill, kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se për muajin prill, pensionistëve, punëtorëve të sektorit privat e publik dhe studentëve do t’iu ndahen nga 100 euro si masë lehtësuese.

Sipas Kurtit, vlera totale për këtë ndihmë do të jetë rreth 100 milionë euro.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika