“Jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer”, Qerkini: Gruaja ime çdo natë thërret “erdh djali”

"Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flejnë, edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë them që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë"

Bajram Qerkini

Kryetari i shoqatës “Zëri i Prindërve”, Bajram Qerkini, tha se familjarët e personave të pagjetur janë jashtëzakonisht të zhgënjyer me mospunën e institucioneve. Madje, sipas tij, nuk po punohet as sa dihet e duhet nga personat përgjegjës.

Ai tha se, për shkak të mosgjetjes së fëmijëve të tyre, shumë nëna as gjumë nuk bëjnë, duke shtuar se edhe gruaja e tij thërret çdo natë “erdh djali”. Foli edhe për një bisedë që pati me kryeministrin Albin Kurti, të cilit i kishte kërkuar më shumë punë, por ai i kishte thënë se po punon sa po mundet.

“Ne si familjarë jemi jashtëzakonisht të zhgënjyer, nuk është punuar ajo që është dashur dhe është ditur të punohet. Nuk ka send që nuk dihet, thotë se nuk ka të dhëna, por do punë dhe angazhim për zbardhjen e fatit të 1 600 personave. Prej Marinës deri në Bllacë kemi varreza, ka nis me u zbardhur çështja e të pagjeturve”, ka thënë Qerkini shkruan EO.

“Edhe 132 fëmijë janë të pagjetur. Ka shumë nana që nuk flejnë, edhe gruaja jem bërtet çdo natë, erdh djali. Unë them që çdo gjë e dinë, por nuk po punojnë. Ju kisha lut mos na harroni neve familjarëve. Ende qe dy vjet nuk e kanë realizuar një bisedë, i thashë mos me thuaj pse po më kritikon, më tha sa di e bëj, i thash jo ti di shumë”.

Shija e redaktorit

Kontingjenti i dytë i FSK-së i bashkohet misionit paqeruajtës në...

Forca Ndërkombëtare Stabilizuese (ISF), misioni shumëkombësh paqeruajtës me mandat ndërkombëtar për stabilizimin e Gazës, ka mirëpritur sot(e diele) më 12 korrik kontingjentin e dytë...

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Të fundit nga rubrika