Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka mbjatur protestën në Sheshi Zahir Pajaziti, duke shprehur pakënaqësitë e tyre për kushtet e punës dhe trajtimin e punëtorëve në këtë sektor.
Protestuesit, po mbajnë pankarta në duar me mbishkrimet, “Mos na shkelni, mjaft pritëm”, “Për pesë vite në punë vdiqën 97 punëtorë”, “Jemi lodh, parlament-qeveri të kujt jeni?”, e pankarta të tjera.