Jeni kuriozë të dini si jetojnë njerëzit e shtetit më të lumtur në botë?

E kush do ta kishte marrë me mend se vendi më i lumtur në botë ka deri në 200 ditë dimër në disa zona, dy muaj të tërë ku dielli nuk lind fare dhe temperatura që shkojnë 20 gradë nën 0.

Mirë se vini në Finlandë – shtetin më të lumtur në botë për të gjashtin vit radhazi.

Çfarë e bën Finlandën kaq të veçantë? Pse njerëzit atje raportojnë nivele më të larta të lumturisë? Ja disa arsye:

1. Sisu!

Finlandezët kanë një frymë unike të mirëqenies në kohë të vështira, e cila për ta, shpesh manifestohet nëpërmjet motit.

Kjo ideologji kombëtare madje ka një emër: quhet sisu dhe është në thelb të mirëqenies së finlandezëve, sugjeron Katja Pantzar, një gazetare në Helsinki.

Siç shpjegon Pantzar, sisu përqendrohet te këndvështrimi pozitiv, pavarësisht sfidave.

“Në vend që të presin për një ditë të ngrohtë me diell, shumë finlandezë praktikojnë sisu çdo ditë, duke shijuar të gjitha kushtet e motit në natyrë. Këto aktivitete të thjeshta janë në qendër të asaj që i mban finlandezët të lumtur,” shton ajo.

Jeni kuriozë të dini si jetojnë njerëzit e shtetit më

2. E drejta për të lëvizur lirshëm nëpër natyrë

Pyjet mbulojnë 75% të sipërfaqes së vendit, përqindja më e lartë në botë dhe të gjithë kanë të drejtën t’i gëzojnë. Në Finlandë, ky koncept ligjor tradicional quhet “e drejta e çdo njeriu”, e cila lejon publikun e gjerë të lëvizë lirshëm në zona natyrore si pyjet, liqenet dhe lumenjtë – dhe pa marrë leje nga pronarët kur këto zona janë në toka private.

Pra, finlandezët mund të vendosin çadra kampingu, automjete ose varka kudo ku dëshirojnë, për sa kohë nuk shkaktojnë dëme për pronarin e tokës.

Jeni kuriozë të dini si jetojnë njerëzit e shtetit më

3. Saunat

Saunat duket se janë një formë argëtimi për gjithë finlandezët. Ato konsiderohen një vend për të pastruar trupin dhe shpirtin.

Jeni kuriozë të dini si jetojnë njerëzit e shtetit më

4. Arsimi

Si në shkolla ashtu edhe në universitete, arsimi është falas për qytetarët evropianë. Edukimi në këtë vend konsiderohet si një prej më të mirëve në të gjithë botën.

5. Të qenit të përulur

Studimet kanë treguar se rrjetet sociale luajnë një rol në ndjenjat tona të pakënaqësisë duke na inkurajuar të krahasojmë vazhdimisht veten me të tjerët. Eksperti finlandez dhe studiuesi i mirëqenies Dr. Frank Martela beson se finlandezët në përgjithësi nuk janë aq të etur për të dokumentuar jetën e tyre në rrjete sociale dhe për t’u mburrur për suksesin dhe pasurinë.

6. Përqafoni errësirën

Finlandezët pranojnë se ditët e errëta janë pjesë e jetës së përditshme dhe madje kënaqen me to. Martela argumenton se bota mund të mësojë nga gatishmëria për të pranuar ndjenjat negative si një pjesë normale të jetës.

Jeni kuriozë të dini si jetojnë njerëzit e shtetit më

7. Kultura e punës

Finlanda është një nga vendet e para që promovoi një model drejtimi të biznesit në të cilin ka pak – ose ndonjëherë edhe zero – nivele hierarkike ndërmjet menaxherëve dhe stafit. Zakonisht ka më pak mbikëqyrje të punonjësve dhe struktura synon të promovojë përfshirje më të madhe në vendimmarrjen organizative, duke mundësuar komunikim të hapur midis të gjitha departamenteve dhe ekipeve brenda një biznesi.

8. Barazia dhe liria

Mendimi se njeriu mund të jetë i lirë dhe i pavarur vetëm nëse të gjithë janë njësoj të lirë dhe të pavarur drejton politikat e vendit. Finlanda njihet për politikat që kërkojnë t’i japin fund hendekut mes të pasurve dhe të varfërve. Ishte vendi i parë që i dha çdo qytetari të drejtën për t’u aksesuar në internet.

Filozofia e Finlandës përkthehet në mundësi për të gjithë, pavarësisht nga sfondi social dhe ekonomik. Finlanda ka një klasë të mesme shumë të madhe dhe shumë pak varfëri. Të pasurit në Finlandë tradicionalisht kanë qenë të përulur dhe nuk e kanë shfaqur pasurinë.  Njerëzit më të pasur në Finlandë mund të ngasin një Volvo të vjetër ose më së shumti një Mercedes pak më të shtrenjtë, por shumë rrallë një Lamborghini./AnabelMagazine

Të fundit nga rubrika