Jennifer Lopez dhe Ben Affleck martohen për herë të dytë në një dasmë përrallore në Georgia

Dasma e tyre e dytë është zhvilluar të shtunën e 20 gushtit në rezidencën e aktorit dhe regjisorit Affleck, me vlerë 8.9 milionë dollarë në Georgia. Ceremonia zyrtare e dasmës së çiftit është kulmi i një lidhjeje që ka zgjatur mbi dy dekada

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck janë martuar për herë të dytë.

Dasma e tyre e dytë është zhvilluar të shtunën e 20 gushtit në rezidencën e aktorit dhe regjisorit Affleck, me vlerë 8.9 milionë dollarë në Georgia.

Lopez, 53-vjeçare, kishte veshur një fustan të modës Ralph Lauren me një tren të gjatë dhe vello dramatike për ceremoninë përrallore, ndërsa bashkëshorti i saj i katërt Affleck, 50-vjeçar, kishte veshur një xhaketë të bardhë smoking, pantallona të zeza dhe papijon të zi.

Çifti kanë arritur në një aeroport afër vendit të dasmës me avion privat.

Ceremonia zyrtare e dasmës së çiftit është kulmi i një lidhjeje që ka zgjatur mbi dy dekada në dy romanca të veçanta dhe ka qenë titullar i panumërt i kopertinave të tabloideve.

Pasi janë martuar, çifti janë përcjellë nga familja dhe miqtë e tyre të ngushtë, duke përfshirë fëmijët binjakë të Lopez, Emme dhe Max, 14 vjeç, të cilët ajo i kishte me ish-bashkëshortin Marc Anthony, dhe tre fëmijët e Affleck nga martesa e tij me aktoren Jennifer Garner, Violet, 16, Seraphina, 13 dhe Sam, 11 vjeç.

Ndërkaq, Lopez kishte njoftuar për martesën e saj me Affleck muajin e kaluar në Nevada në gazetën e saj për fansat, me titullin “Ne e bëmë atë”.

“Dashuria është e bukur. Dashuria është e mirë. Dhe rezulton se dashuria është e durueshme. Njëzet vjet durim”, kishte shkruar Lopez në një mesazh të nënshkruar nga Jennifer Lynn Affleck, raporton Sky News.

E kryer në modën klasike të Vegas, ceremonia ka ardhur tre muaj pasi çifti ka konfirmuar fejesën e tyre dhe 18 vjet pasi ata kanë anuluar martesën e tyre.

Ndryshe, këngëtarja e ka përshkruar atë si natën më të mirë të jetës së tyre, duke shtuar, “Rrini mjaft gjatë dhe ndoshta do të gjeni momentin më të mirë të jetës tuaj në një udhëtim në Las Vegas në orën 12:30 të mëngjesit në tunelin e dashurisë, ecni me fëmijët tuaj dhe me atë me të cilin do të kaloni përgjithmonë.”