Jennifer Lopez: Isha gati të hiqja dorë nga gjithçka pas divorcit të tretë

Këngëtarja dhe aktorja e njohur, Jennifer Lopez, ndau një rrëfim personal gjatë koncertit të saj në Las Vegas, në kuadër të rezidencës “The JLo Show: Up All Night Live”.

Gjatë performancës, artistja tregoi se pas përfundimit të martesës me Marc Anthony kishte kaluar një periudhë shumë të vështirë dhe kishte menduar të hiqte dorë nga gjithçka.

Në atë kohë ajo ishte nënë beqare e binjakëve Max dhe Emme, të cilët ishin vetëm trevjeçarë, shkruan DailyMail.

Lopez tha se një bisedë me mentoren e saj të ndjerë, Louise Hay, e ndihmoi të ndryshonte mënyrën si e shihte situatën.

Sipas këshillës së saj, ajo vendosi të vazhdonte përpara, ashtu si një balerinë që vazhdon të kërcejë derisa të mësojë hapat e duhur.

Pas këtij rrëfimi emocional, Lopez vazhdoi koncertin duke performuar hitin e saj “Dance Again”, ndërsa publiku e shoqëroi me brohoritje.

Rezidenca e saj në Las Vegas do të vazhdojë me disa shfaqje deri në fund të marsit. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika