Jens Stoltenberg emërohet udhëheqës i ardhshëm i Konferencës së Sigurisë së Mynihut

Ish-sekretari i përgjithshëm i aleancës ushtarake të NATO-s, Jens Stoltenberg, është emëruar zyrtarisht si kreu i ri i Konferencës së Sigurisë së Mynihut, një nga forumet më të rëndësishme ndërkombëtare për politikën e sigurisë.

Ai pritet të marrë detyrën nga drejtori aktual Christoph Heusgen pas konferencës së radhës në shkurt të vitit të ardshëm, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Dukagjini.

Emërimi u raportua gjerësisht disa javë më parë dhe tashmë është konfirmuar zyrtarisht.

“Të gjithë jetën time politike ia kam kushtuar ruajtjes së paqes. Është një nder i madh për mua që të shërbej si kryetar i Konferencës së Sigurisë së Mynihut dhe të jap një kontribut në misionin e saj ‘paqe përmes dialogut’”, tha Stoltenberg në një deklaratë.

Ai u largua nga posti i tij si shefi i NATO-s në tetor pas 10 vitesh në këtë rol, gjatë të cilit ishte i ftuar i rregullt në konferencë.

Konferenca e Sigurisë së Mynihut u themelua në vitin 1963.

Çdo shkurt, krerët e shteteve dhe kryeministrat, ministra, ekspertë ushtarakë dhe përfaqësues të industrisë së armëve mblidhen në kryeqytetin bavarez në Gjermaninë jugore për të diskutuar çështjet e politikës së sigurisë.

“Me reputacionin e tij mbarëbotëror dhe përvojën e madhe, Jens do ta udhëheqë konferencën në një rol edhe më të rëndësishëm dhe global”, ka thënë Wolfgang Ischinger, presidenti i Këshillit të Fondacionit të trupit.

Shija e redaktorit

Nebi Qena merr rol udhëheqës në Associated Press

Gazetari i njohur Nebi Qena është emëruar zëvendësdrejtor për video në agjencinë botërore të lajmeve Associated Press në SHBA. Në një letër për stafin, drejtori...

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Të fundit nga rubrika