Jep dorëheqje drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve

Pas dhunimit të 11-vjeçares ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi

Ali Gashi

Drejtori i Drejtoratit për Trajtimin e të Burgosurve dhe të Miturve, Ali Gashi, ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë.

Kjo pas rastit të dhunimi të 11-vjeçares nga pesë burra në Prishtinë.

Dorëheqja është miratuar nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Dorëheqja ka ardhur si akt moral i z. Gashi, pasi njëri nga të dyshuarit për dhunim ka qenë në mbajtje të dënimit në institucione korrektuese për disa vepra penale”, thuhet në njoftimin për media.

Lidhur me rastin, të martën ka dhënë dorëheqje edhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.

“Kryeministri Kurti ka liruar nga detyra z.Mehmeti dhe ka caktuar si ushtrues detyre të drejtorit të përgjithshëm z. Fehmi Hoti, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës”, ka shkruar Sveçla në Facebook.

Ai ka thënë se kjo kërkesë nga Mehmeti erdhi pas rastit të fundit të dhunimit të 11-vjeçares, për arsye personale dhe ndërgjegje profesionale.

“Me këtë rast falënderoj z. Mehmeti për angazhimin e deritanishëm dhe bashkëpunimin e mirë si dhe i uroj suksese në detyrat e mëtejme në Policinë e Kosovës”, ka vijuar ai.

Ndryshe, Policia e Kosovës, të martën e 30 gushtit ka njoftuar se është duke e intervistuar edhe personin e pestë të dyshuar për dhunimin e 11-vjeçares në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika