Jep dorëheqje Drejtori i Shëndetësisë në Komunën e Podujevës

Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në Komunën e Podujevës, Driton Veliu e ka ofruar dorëheqjen, arsyet nuk janë bërë të ditura

Komuna e Podujevës

Në një kohë relativisht të shkurtër nga Komuna e Podujevës janë larguar dy drejtorë.

Pas shkarkimit të drejtorit të Inspekcionit në Komunën e Podujevës, Besnik Mulliqi të martën nga kryetari i komunës Shpejtim Bulliqi,  një ditë më pas ka dhënë dorëheqje drejtori i Shëndetësisë, Driton Veliu.

Arsyet e dorëheqjes së Veliut ende nuk dihen, teksa njoftimi për dorëheqjen e tij është dhënë nga faqja zyrtare e Komunës së Podujevës në Facebook.

Sipas kësaj komune, lajmet për dorëheqje apo shkarkime  të tjera janë spekulime.

“Duam të njoftojmë opinionin publik dhe mediat se drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Driton Veliu ka ofruar dorëheqjen e tij nga detyra e drejtorit. Ndërsa, lajmet tjera që po qarkullojnë në rrjete sociale për shkarkimin apo dorëheqjet e zyrtarëve të tjerë janë spekulime dhe të pavërteta”, thuhet në njoftimin e komunës.

Ndërkaq të martën, tashmë ish-drejtori i Inspekcionit në Komunën e Podujevës, kishte bërë të ditur se pas një aksioni të rrënimeve në fshatin Orllan, më saktësisht, në zonën e liqenit të Batllavës, ka pranuar një email nga Zyra Kombëtare e Auditimit(ZKA) se është shkarkuar.

Ai ka thënë se ka pasur mospajtime të thella me Kryetarin e komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

“Në njërën anë une në mbrojtje të ligjit dhe anën tjetër ‘Ai’ në tentim për të më penguar”, ka shkruar tutje ai.

Ai këtë shkarkim e ka quajtur skandaloz, ndërsa ka falënderuar të gjithë qytetarët e Podujeves për përkrahjen.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika