Jep dorëheqje kryeministrja e Lituanisë

Kryeministrja e Lituanisë, Inga Ruginiene, ka dhënë dorëheqje, duke i dhënë fund qeverisë së udhëhequr nga socialdemokratët, pas ndryshimeve në koalicionin qeverisës.

Kabineti në largim, që ishte qeveria e 20-të e Lituanisë, zhvilloi mbledhjen e fundit të martën, ku ministrat miratuan njëzëri rezolutën për dorëheqje.

“Pavarësisht vështirësive, kemi shumë për të qenë krenarë. Secili prej jush ka dhënë një kontribut të rëndësishëm për mirëqenien e shtetit tonë dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve,” tha Ruginiene gjatë mbledhjes. “Sot marrim vendimin të japim dorëheqje dhe t’ia kthejmë kompetencat Presidentit të Republikës.”

Pas mbledhjes, ajo tha për mediat se në politikë mund të mësosh shumë gjëra, por jo “guximin dhe humanitetin”, duke theksuar se këto cilësi e kanë udhëhequr gjatë mandatit të saj.

Ruginienė sugjeroi gjithashtu se disa persona janë ndier të shqetësuar nga fakti që ajo nuk i përshtatej “imazhit stereotipik të një kryeministri”, por shtoi se nuk ka besuar kurrë se një udhëheqës duhet të formësohet sipas një modeli të gatshëm.

Ajo hodhi poshtë idenë se është sakrifikuar politikisht nga partia e saj, duke thënë se procesi i tranzicionit është normal.

Ruginienė bëri të ditur se lideri i socialdemokratëve, Mindaugas Sinkevičius, ishte paraparë të bëhej kryeministër që vitin e kaluar pas dorëheqjes së paraardhësit Gintautas Paluckas, por ky hap ishte shtyrë.

“E gjitha kjo që po ndodh sot duhej të kishte ndodhur vitin e kaluar,” tha ajo, duke shtuar se largohet “me kokën lart dhe me ndërgjegje të qetë”.

Dekreti i dorëheqjes i është dorëzuar presidentit Gitanas Nausėda, i cili pritet t’i kërkojë kabinetit të vazhdojë punën në mënyrë kujdestare deri në formimin e qeverisë së re.

Sipas marrëveshjes së koalicionit, presidenti duhet të propozojë një kandidat për kryeministër brenda 15 ditësh. Kandidat i socialdemokratëve është Mindaugas Sinkevičius.

Shija e redaktorit

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

Të fundit nga rubrika