Jep dorëheqje Naser Ramadani si drejtor i IKSHPK-së

Ministria e Shëndetësisë [MSH] e ka konfirmuar për Dukagjinin dorëheqjen e Naser Ramadanit nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të Institutit Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës [IKSHPK].

Në përgjigje thuhet se në vendin e Ramadanit është caktuar Ardita Baraku si Ushtruese e Detyres së drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së.

Dorëheqjen Ramadani e ka dorëzuar më 14 gusht te ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

“Ju njoftojmë se me datën 14.08.2024, ministri i Shëndetësisë ka pranuar dorëheqjen e Dr. Naser Ramadanit nga pozita e drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së. Me vendimin e ministrit të Shëndetësisë, ushtrues Detyre i drejtorit Ekzekutiv të IKShPK-së është caktuar Dr. Ardita Baraku, Specialiste e Shëndetësisë Publike në Departamentin e Mjekësisë Sociale në IKShPK”, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika