Jep dorëheqje shefi për emergjenca në Maui pas kritikave për menaxhim të zjarreve

Shefi për menaxhim të emergjencave në Maui të Havait, Herman Andaya, ka dhënë dorëheqje, një ditë pasi e ka mbrojtur dështimin e agjencisë për të aktivizuar sistemin e alarmit në javën fatale të zjarreve pyjore.

Andaya, i cili nuk ka pasur përvojë paraprake në menaxhim të emergjencave, i ka përmendur “arsyet shëndetësore” si përgjigje për dorëheqje.

Disa banorë të zonës kanë thënë për mediat se një përgjigje më e fuqishme e autoriteteve do të mund të shpëtonte më shumë jetë.

Deri më tani, të paktën 111 persona janë shpallur të vdekur, dhe qindra të tjerë janë të zhdukur.

Sistemi i sofistikuar i Mauit, i cili përfshin 80 sirena në ishull, është testuar në ditën të parë të secilit muaj, por zhurma nuk është dëgjuar edhe në ditën e përhapjes së madhe të zjarreve.

Të mërkurën, Andaya ka insistuar se nuk pendohet për vendimin.

Ai ka thënë se është frikësuar se sirenat – që zakonisht dëgjohen kur paralajmërohet cunami – ndoshta do t’i shtynin njerëzit që të iknin në zona më thella, potencialisht më afër zjarreve.

Presidenti amerikan, Joe Biden, ka thënë të enjten se Qeveria amerikane është e përkushtuar për të ofruar sa më shumë ndihma në Maui për rindërtim dhe rimëkëmbje të zonës.

Si pasojë e zjarreve, qyteza turistike Lahaina në Maui, është djegur pothuajse tërësisht.

Se si ka nisur zjarri nuk dihet, edhe pse konsiderohet të jetë nxitur nga erërat e nxehta të Uraganit Dora në afërsi.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika