Ushtruesja e Detyrës së Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës Pranvera Zejnullahu – Raçi, ka dhënë dorëheqje nga pozita e saj.

“Po, e konfirmoj” – ka thënë vetë Zejnullahu – Raçi për Kallxo.com

Zejnullahu Raçi, nuk ka dhënë detaje se cilat kanë qenë arsyet e dorëheqjes.

Ajo ishte emëruar në këtë pozitë në gusht të vitit të kaluar, pas dorëheqjes së Valbon Krasniqit.