Jep dorëheqje zëvendësministri i Arsimit Dukagjini Pupovci

Profesor universitar dhe ekspert i arsimit, Dukagjinin Pupovci, ka dhënë dorëheqje nga detyra zëvendësministrit të Arsimit

Zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Dukagjin Pupovci





Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjini Pupovci, ka dhënë dorëheqje. Portali Dukagjini përmes burimeve, e ka konfirmuar dorëheqjen e tij.

Ndërkaq, arsyet e dorëheqjes ende nuk janë bërë të ditura, por mësohet se ai do ta ushtrojë detyrën e tij deri në fundin e muajit dhjetor të këtij viti.

Siaps burimeve dorëheqja e Pupovci-t ishte paralajmëruar prej kohësh. Dukagjin Pupovci është ekspert i arsimit derisa në pozitën e zëvendësministrit ishte emëruar në Qeverinë Kurti2.

Po ashtu, sipas burimeve brenda qeverise është konfirmuar dorheqja e Pupovcit por edhe ata nuk kanë dhënë detaje për arsyet e tij.

Pupovci është profesor universitar dhe ekspert i arsimit tashmë e disa vite. Ai shkollën fillore dhe atë të mesme i mbaroi në Prishtinë.

Studimet e matematikës i përfundoi në Fakultetin e Shkencave Matematiko-Natyrore (FSHMN) të Universitetit të Prishtinës, kurse studimet pasuniversitare të magjistraturës në fushën e matematikës aplikative i përfundoi në Universitetin e Zagrebit, duke mbrojtur temën e magjistraturës me titull “Konvergjenca e metodave paralele për reduktimin e normës”.

Disertacionin e doktoratës me titull “Paralelizimi i disa metodave të tipit të Jakobit për zgjidhjen e problemit të vlerave vetjake” e mbrojti në FSHMN të Universitetit të Prishtinës.

Pupovci ka kontribuuar në zhvillimin e dokumenteve të rëndësishme të politikave dhe është bashkautor i studimeve e artikujve në fushën e arsimit dhe kërkimit shkencor në Kosovë. Nga marsi i vitit 2000 ka qenë drejtor ekzekutiv i Qendrës për Arsim të Kosovës (KEC), organizatë joqeveritare e specializuar në fushën e arsimit.





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika