Vuk Jeremiq, Kryetari i Partisë Popullore (NS), ka theksuar se referendumi është e vetmja mënyrë për refuzimin e planit “franko-gjerman”.

Pasi sipas tij Planin Evropian është për pavarësinë e Kosovës nga Serbia.

“Referendumi për refuzimin e planit “franko-gjerman” për pavarësinë e Kosovës është e vetmja mënyrë për të parandaluar atë që presidentin e Serbisë Aleksndar Vuçiqin, e ka bërë në Bruksel dhe Ohër duke rënë dakord verbalisht.

“Ky është një plan që e ndan Kosovën me  Serbinë  në mënyrë të përhershme dhe të pakthyeshme”, ka vlerësuar Jeremiq.

Jeremiq ka thënë se rezultatet e para negative të zbatimit të marrëveshjes tashmë janë të dukshme për Serbinë.