Jeremy Renner përfundon me sukses operacionin, pas aksidentit në Nevada

Aktori hollywoodian, Jeremy Renner, përfundoi gjatë ditës së hënë, me 2 janar, me sukses operacionin, pas aksidentit në Nevada gjatë natës së vitit të ri

Ylli i njohur hollywoodian, Jeremy Renner, e ka përfunduar operacionin me sukses të hënën (2 janar), kjo pasi pësoi aksident në Reno të Nevadës, që e la aktorin me “trauma në gjoks dhe lëndime ortopedike”.

Pas aksidentit, Renner ishte dërguar në kujdesin intensiv me transport ajror në ditën e Vitit të Ri, rreth orës 9 të mëngjesit.

Sipas publicistit të aktorit, ai vazhdon të jetë në “gjendje kritike, por të qëndrueshme”, dhe në këto momente po shoqërohet nga familja e tij.

“Familja e Jeremyt dëshiron t’i shpreh mirënjohje të gjithë mjekëve dhe infermierëve të jashtëzakonshëm që po kujdesen për të. Po ashtu janë falënderues për dashurinë dhe mbështetjet e madhe që e kanë pranuar nga fansat e tij”, shkruhej në deklaratën e lëshuar nga zëdhënësi i aktorit, Sam Mast.

Aktori 51-vjeçar ishte personi i vetëm i përfshirë në këtë aksident. Në natën e Vitit të Ri, zona e skijimit “Rose-Ski Tahoe” ku Renner e ka një pronë, u përball me një stuhi dimërore e cila bëri që 35 mijë shtëpi në të gjithë zonën të mbesin pa rrymë. Renner duket se pësoi lëndime gjatë kohës sa po e pastronte borën.

Ende nuk janë zbuluar detajet  rreth aksidentit.

Jereny Renner më së miri njihet për portretizimin e një prej superheronjëve të “Marvelit”, Hawkeye, në filma të tillë si “Thor” dhe “The Avengers”. Së fundmi e luajti këtë personazh në serialin e platformës digjitale Disney+, “Hawkeye”.

Renner u nominua për çmim “Oscar”, për filmat “The Hurt Locker” dhe “The Town”, po ashtu ka luajtur në projektet e njohura të zhanrit aksion, “Mission: Impossible – Ghost Protocol”, “American Hustle” dhe “Mission: Impossible – Rogue Nation”.

Aktori aktualisht luan në serialin “Mayor of Kingstoën” i cili së shpejti vjen me sezonin e dytë në platformën Paramount+.

Shija e redaktorit

Nora Gjakova fiton medaljen e bronztë në Paris

Nora Gjakova e ka fituar medaljen e argjendtë në Grand Slamin e Parisit, që është e treta nga Franca për Kosovën. Gjakova e fitoi duelin...

Distria e fiton medaljen e bronzt në Grand Slamin e...

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Paris. Xhudistja kosovare fitoi me waz-ari ndaj xhudistet nga...

Shkruan Romeo Çollaku, përkthyesi i romanit “Lugina e lumit Issa”...

Përkthyesi i librit, Romeo Çollaku, ndan me lexuesit historinë e “Lugina e lumit Issa” shkruar nga autori polak Czesław Miłosz. Nga ROMEO ÇOLLAKU Romani Lugina e lumit...

Të fundit nga rubrika