Ish-deputetja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetvendosje nga partia Guxo, Jeta Statovci i është bashkuar listës së ish-presidentes, Vjosa Osmani, për zgjedhjet e 7 qershorit.
“E nisëm bashkë rrugëtimin në Kuvend. Dhe bashkë po vazhdojmë drejt Kuvendit”, shkroi Osmani në Facebook teksa bëri publik rrugëtimin e përbashkët me Statovcin, njofton Dukagjini.
Madje Osmani thotë se me Statovcin e bëjnë bashkë edhe shumë gjëra tjera.
“Jeta Statovci ishte vetëm 26 vjeçe kur mori mandatin e saj të parë, për t’u rikonfirmuar tri herë radhazi me besimin e qytetarëve, duke qenë vazhdimisht ndër deputetet më të votuara. Na kanë bashkuar ndër vite virtyti, vizioni, vullneti dhe e vërteta. Mbi të gjitha, na bashkojnë vlerat mbi të cilat e nisëm këtë rrugëtim. E kur ato devijojnë, ne ringrihemi në këmbë, për dashurinë ndaj vendit dhe për rrugëtimin e sigurt të Kosovës.Na priftë e mbara, gjithmonë përkrah”, ka shkruar Osmani.
Statovci më parë ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës por që pas formimit të Partisë Guxo nga Osmani, ajo ishte bërë pjesë e kësaj partie ku ka udhëhequr me strukturat e saj në Prishtinë.