Jetëgjatësia më e lartë në jug të Shqipërisë, gratë jetojnë rreth 4 vite më shumë se burrat

Jetëgjatësia mesatare e popullsisë në Shqipëri është më e lartë në zonat jugore të vendit. Sipas të dahënave të publikuara nga Eurostat, gratë shqiptare jetojnë mesatarisht 82.5 vite, rreth katër vite më shumë se burrat, të cilët kanë një jetëgjatësi mesatare prej 78.6 vitesh.

Të dhënat tregojnë se rajonet jugore dhe qendrore kanë jetëgjatësinë më të lartë në vend. Në jug ajo arrin në 80.77 vite, ndërsa në zonat qendrore është pothuajse e njëjtë, me 80.74 vite. Ndërkohë, veriu i Shqipërisë regjistron jetëgjatësinë më të ulët, me një mesatare prej 79.2 vitesh.

Në përgjithësi, jetëgjatësia mesatare e shqiptarëve është 80.5 vite, rreth një vit më pak se mesatarja e Bashkimit Evropian, e cila llogaritet 81.5 vite.

Sipas Eurostat, jetëgjatësia në Evropë pësoi rënie gjatë viteve 2020 (80.4 vite) dhe 2021 (80.1 vite) për shkak të pandemisë së COVID-19, por më pas u rikuperua dhe tashmë ka arritur nivele më të larta se në vitin 2019, kur ishte 81.3 vite.

Në nivel rajonal në Evropë, katër rajone kanë arritur një jetëgjatësi prej 85 vite ose më shumë: rajoni i Madridit në Spanjë (85.7 vite), rajonet italiane Trento dhe Bolzano, si dhe Stokholmi në Suedi (85.0 vite) raporton Tv Klan përcjell Dukagjini.

Shija e redaktorit

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Të fundit nga rubrika