Jill Biden, zonja e parë e SHBA takohet me refugjatët ukrainas në Rumani

Zonja e parë e SHBA-ve, Jill Biden ka vizituar nxënësit dhe mësuesit refugjatë ukrainas në shkollën e Uruguait në Bukuresht të Rumanisë, ku ka bashkëbiseduar me ta

Gjatë një vizite në shkollë në mëngjesin e 7 majit që ka bërë Zonja e parë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jill Biden së bashku me zonjën e parë të Rumanisë, Carmen Iohannis, kanë biseduar me edukatorë ukrainas dhe rumunë, gjithashtu biseda ka pasur edhe me nënat ukrainase.

Zonja Biden, ka zhvilluar bisedë edhe me gazetarët, pas vizitës që bëri në shkollën e Uruguait, ajo ka diskutuar për ndikimin emocional që ka pasur gjatë kësaj vizite, raporton CNN.

Ajo gjithashtu ka përgëzuar për guximin e nënave ukrainase që ka takuar aty.

“Ishte kaq emocionale, apo jo? Unë mendoj se vërtet ukrainasit e dinë se ne jemi me ta,” i’u tha Biden gazetarëve.

Ju mund ta shihni; ata fëmijë kanë vuajtur vërtet, në shumë mënyra, mësuesit janë ata që i ndihmojnë këta fëmijë të përballen me traumën e tyre dhe të përballen me emocionet, si dhe t’iu japin atyre një ndjenjë normaliteti,” ska thënë Biden.

Sipas fotografive të publikuara, zonja e parë e SHBA-ve shihet e ulur në tavolinë së bashku me fëmijët, ku ata ishin duke paraqitur përmes një vizatimi se si do dukej bota pa luftëra.

Gjithashtu, zonjat e para zhvilluan edhe një seancë dëgjimore së bashku me edukatorë dhe me refugjatë.

Sipas CNN, pas kësaj seance dëgjimore, nxënësit kënduan himnin kombëtar rumun, në prapavijë me këngën e marshimit ushtarak ukrainas.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika