Jisoo e lansoi albumin e parë solo, “ME”

Debutimi i Jisoo e Blackpink si soliste me albumin e saj të parë solo ME të premten tregoi një version të ri të saj të pa parë kurrë më parë përmes Flower

Jisoo, njëra nga anëtaret e grupit me famë botërore “BLACKPINK”, më në fund po prezantohet para fansave si solo artiste.

Ajo është anëtarja e fundit e grupit të muzikës K-pop që po e shënon debutimin si solo artiste me albumin e ri të titulluar, “ME”.

Projekti i paralajmëruar kohë më parë i përmban vetëm dy këngë, “FLOWER” dhe “All Eyes on Me”, mirëpo pak para se ato të shpërndaheshin nëpër platforma muzikore, Jisso krijoi histori duke i shitur mbi 1.31 milionë kopje, vetëm nga porositë paraprake.

Albumi “ME” tashmë është në dispozicionin e publikut anembanë botës.

Por, pavarësisht fokusit në karrierën si solo artiste, ato vazhdojnë të jenë shumë të përkushtuara edhe si grup.

“BLACKPINK” aktualisht është duke e realizuar turneun botëror “Born Pink” i cili vazhdon deri në muajin qershor.

Në fillim të muajit mars, superyjet e muzikës K-pop po ashtu u shpallën grupi më i transmetuar i vajzave në platformën Spotify, dhe kështu mbajnë rekord në Librin Botëror të Rekordeve Guinness.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika