“Jo më masakra me 40 euro shezlloni” –Kryetari i Lezhës: Katër euro në qendër të Shëngjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun

Kryetari i Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu, ka deklaruar se çështja e shezllonëve në plazhe po shkon drejt një zgjidhjeje të qëndrueshme dhe të drejtë.

Ai në Debat Plus ka theksuar se është vendosur një formulë e re që parashikon të drejtën për të vendosur shezllone vetëm për hoteleritë, në raportin një me dy – pra, për çdo 50 dhoma hoteli, do të lejohen deri në 100 çadra.

“Është në rrugën e duhur, të themi njëherë e përgjithmonë ka punë. Kam qenë iniciatori i projektit të ri bashkë me ministren e Turizmit. Është debatuar gjatë në fund kemi gjetur formulën që vetëm hoteleritë mund të përfitojnë, pra hoteleritë  në sistemin një me dy, nëse ke 50 dhoma mund të kesh 100 qadra. Pra nuk mund të kesh më shumë. Këtë vit kemi një problem që janë disa kontrata pesë vjeçare që për shkak se janë në vitin e fundit dhe nuk i zhbëjmë dot. Vitin tjetër do të ketë një situatë akoma më të mirë”, ka deklaruar Ndreu.

Ndreu ka përmendur se bashkia e Lezhës është e vetmja që ka ndërtuar një sistem menaxhimi të kontrolluar me pagesë të arsyeshme.

Sipas kryetarit Ndreu, çmimi i shezllonit është vendosur 4 euro në qendër të Shëngjinit dhe 5 euro në Ranën e Hedhun.

“Gjithsesi plazhet publike janë të dukshme aty, bashkësia e Lezhës le të themi se është e vetmja që ka ndërtuar një sistem edhe menaxhimi me pagesë. Që do të thotë që nëse iu kërkojnë shërbim por çmimi është në kuota të pranueshëm dhe nuk ka më masakra të tilla shembull 15 euro 20 – 25 deri në 40 euro që mund të paguajë një pushues, pro ne kemi shkuar tre euro në Tale katër euro në qendër të Shengjinit, pesë euro në Ranën e Hedhun. Por nëse dëshiron mund të shkosh me qadrën tënde dhe e ke të lirë”, ka deklaruar ai.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika