“Jo në emrin tim!”, më 4 tetor mbahet protestë në Bruksel
Qytetarët do të protestojnë edhe në Bruksel kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas posterit të publikuar nga organizatorët, protesta do të zhvillohet në zonën evropiane të Brukselit, në Jean Reyplein, nga ora 14:00 deri në 16:00. Në njoftim bëhet e ditur se tubimi organizohet me moton “Lufta […]
Qytetarët do të protestojnë edhe në Bruksel kundër aktgjykimit të Gjykatës Speciale ndaj katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Sipas posterit të publikuar nga organizatorët, protesta do të zhvillohet në zonën evropiane të Brukselit, në Jean Reyplein, nga ora 14:00 deri në 16:00.
Në njoftim bëhet e ditur se tubimi organizohet me moton “Lufta për liri nuk është krim”, ndërsa pjesëmarrësit ftohen të bashkohen në protestën që synon të përcjellë një mesazh për paqen dhe kundërshtimin e dënimit ndaj ish-krerëve të UÇK-së.
Organizatorët deklarojnë gjithashtu se protesta është e autorizuar zyrtarisht dhe se do të shoqërohet nga Policia e Brukselit.
















