“Jo në emrin tim” po jehon në botë, bëhen gati 12 kërkesa për protestë në Evropë

Vendimi dënues për katër ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka ngritur në këmbë shqiptarët në botë. Protestohet në Zvicër, Gjermani e Austri. 12 kërkesa për javën e ardhshme për protestë në Europë ndërkohë të martën do të protestohet në New York

Thirrja që po dëgjohet tash e pesë ditë në Kosovë të shtunën mbrëma jehoi edhe në Gjermani.

Edhe atje u protestua kundër vendimit të Gjykatës Speciale ku u dënua Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi.

Të tilla protesta u organizuan në qytetet të ndryshme të shtetit gjerman nga kosovarët që jetojnë atje.

E, kjo s’është përgjigja e vetme që shqiptarët po i japin Gjykatës Speciale.

UÇK-në e përkrahën edhe arbreshët e Italisë.

Protestë të dielën pati edhe në Vjen të Austrisë.

Për këto protesta që u mbajtën foli organizatori, Hektor Beqiri.

“Ne si diaspor ju kemi bashkangjitë dhe po kemi fillu me protestat “Jo në Emrin tim”, në diaspor ka fillu rinia në emer të plaftormës “Liria ka Emër”, dje kemi organizu në katër vende të ndryshme të Europës, në Cyrih, Koln, Stutgard”, ka theksuar Hektor Beqiri, organizator.

Por protestat e së shtunës, s’janë të vetmet që do të mbahen në mbështetje të çlirimtarëve.

“Tani do të fillojmë me tjerat, kemi kalu shumë mirë, ne i kemi ba edhe 12 kerkesa për leje në qytete tjera, në komuna të ndryshme dhe do të vazhdojmë me protestat me radh ‘Jo në Emrin tim”, ka theksuar ai.

Protestë do të mbahet edhe në sontë nE orën 21:00 për të pestën natë me radhë.

Kurse me 22 shtator do të protestohet edhe në New York./TVDUKAGJINI

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika