Iniciativa “Jo në emrin tim” pritet të vazhdojë edhe sonte protestën kundër aktgjykimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së.
Tubimi është paralajmëruar të nisë në orën 21:00 në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.
Kjo do të jetë dita e 17-të e protestës së organizuar kundër aktgjykimit.
Një ditë më parë, në Prishtinë u mbajt marsh protestues, ku mijëra qytetarë u mblodhën për të shprehur kundërshtimin ndaj aktgjykimit të Dhomave të Specializuara.