Avokati i akredituar pranë dhomave Speciale më seli në Hagë, Artan Qerkini, ka thënë se dënimi që ka marrë ish-komandati i UÇK-së, Salih Mustafa, prej 26 vjetësh është dënim drakonik por edhe shkel ligjin penal.

Mustafa, është dënuar nga Gjykata Speciale me 26 vjet burgim për krime lufte në Kosovë.

Prokuroria kishte kërkuar dënim unik prej 35 vjetësh burgim, kurse mbrojtja kishte kërkuar lirimin e tij nga të gjitha akuzat.

Mustafa është i dënuari i parë i Gjykatës Speciale për krime lufte.

“Ju shpall fajtor për torturë si krim lufte, ndalim arbitrar si krim lufte, vrasje si krim lufte. Duke qenë se jeni shpallur fajtor për më shumë se një vepër, trupi gjykues ka përcaktuar dënim më 10 vjet burgim për krimin së ndalimit arbitrar, dënim me 22 vjet burgim për torturë, 25 vjet burgim për vrasje të paligjshme. Trupi gjykues ju dënon me vendim të njësuar me 26 vjet burgim”, ka deklaruar kryetarja e trupit gjykues.

Salih Mustafa akuzohet në kuadër të formave të ndryshme të përgjegjësisë penale, për: ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme si krime lufte të kryera në kontekstin e konfliktit të armatosur jondërkombëtar në Kosovë, ose në lidhje me atë konflikt.

Qerkni ka krahasuar vendimet që ka marrë tribunali i Hagës për ish-Jugosllavi me Specialen, ku shumica e kriminelëve serbë të cilët me vepra të ngjashme sikur Mustafa janë dënuar më pak se sa 26 vjet burgim, e disa të tjerë që edhe kanë kryer vrasje nuk janë dënuar aq sa komandat “Cali”.

“Ky vendim ka qenë drakonik. Ky vendim nëse krahasohet nga vendimet që janë dhënë nga tribunali për ish Jugosllavi, Zlatko Aleksovski, është dënuar me vepra të ngjashëm sikur Mustafa e është dënuar me 7 vite burgim. Drakonik është duke e krahasuar me praktiken e gjykatës për ish-Jugoslallvi. Dhe tribunali për ish-Jugosllavi ka gjykuar krimet e luftës. Qëllimi i dënimi nuk është hakmarrja ndaj personit, është edhe përmirësimi dhe risocializimi i personit”, ka thënë Qerkini.

Qerkni ka theksuar se ky vendim ka shkelur ligjin penal, pasi me ligjin e Dhomat e Specializuar dënimi maksimal është deri në 20 vjet, e cili ligj rrjedh nga një ligj i ish- Republikës Socialiste Federative e Jugosllavisë (RSVJ). E ku ligj është modifikuar nga UNMIK-u.

Ai tha se është parim kushtetues, ku për te pandehurin zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi kur pretendohet se ka kryer veprën penale.

“E shkel ligji penal. Është parim kushtetues, ku thotë se për të pandehurin zbatohet ligji i cili ka qenë në fuqi kur pretendohet se janë kryer krimet, prej këtij parimi ka përjashtim, nëse ligji më i vonshëm është më i favorshëm per të pandehurin  e që në nuk është, sepse me ligjin për Dhomat e Specializuara është parashikuar që gjykata të ketë mundësi të shqiptoj edhe burgim të përjetshëm, por marrë parim e mëhershëm atëherë është është të përdoret kodi penal i ish–RSVJ-së. Mirëpo kodi penal e ka parashikuar prej 5 deri me vdekje, por UNMIK-u e ka nxjerrë një rregullore që e largon dënimin me vdekje dhe e zëvendëson me burgim deri më 20 vite”, ka shtuar Qerkini, duke theksuar se në rastin e Mustafës nuk ka ndodhur kjo, ku është dënuar me mbi 20 vjet burgim, e sipas tij mbrojtja duhet ta përdorë këtë.

Ai tha se dënimi me vdekje është larguar pasi ka ra ndesh më të drejtës për konventën ndërkombëtare për të drejtat e njeriut.

Qerkini shtoi se vendimi ndaj Mustafës nuk është i prerë dhe mundet që Gjykata e Apelit që ta rrëzojë këtë vendim pasi kemi raste të tilla.

“Vendimi kundër Salih Mustafës nuk është vendim i formës së prerës, mbrojtja do mund të mundësi të apelojë të njëjtin. Në praktiken e gjykatave ndërkombëtare ka ndodhë që një i pandehur me 25 vjet burgim e ndërsa Gjykata e Apelit ta lirojë nga akuzat kjo ka ndodhur me ish-gjeneralin kroat Ante Gotovina. I cili nga Gjykata te shkallës së parë në tribunalin për ish-Jugosllavi ishte dënuar me 25 vjet burgim mirëpo Gjykata e Apelit e kishte liruar nga përgjegjësi penale. Kështu që nuk ka përfunduar ky proces dhe Gjykata e Apelit duhet ta shikojë vendimin e Mustafës, ka thënë ai.