Jo vetëm zhurmë, arti i Frisson Band

Rrugëtimi pothuajse 10-vjeçar i grupit filloi në një garazh të Dardanisë për të vazhduar në një bend lokal që depërtoi edhe në skenat jashtë kryeqytetit kosovar, Prishtinës

Frisson Band

“Kur na dëgjoni e nuk ju ngjasojmë me askënd, kjo nënkupton që kemi punuar si duhet”.

Një rrugëtim i nisur në njërën nga garazhet e lagjës Dardania në Prishtinë për të vazhduar deri në ditët e sotme, sikurse një ndër grupet më të dëgjuara në kryeqytet dhe jo vetëm.

Ndonëse tematika e një festivali dihet dhe të kënguarit një zhanër të tillë nuk supozohet të përbëjë ndonjë habi, në natën e tretë të festivalit “Spitfire”, në mes adhurueseve të muzikës “rock” dhe dritave të skenës, ishte grupi “Frisson” ai që padyshim morri një pjesë të vëmendjes.

Ndoshta për faktin e përçimit të ndjenjës, muzikës, mesazhit dhe natës së paharrueshme që dhuruan. Apo për pjesën e misterit të historisë që kishte ky grup ngase pjestarët e të njëjtit, dukej se kishin një jetë që performonin përkrah njëri-tjetrit.

Në një intervistë për Portalin Dukagjini, Galdon Reçica, kitaritst i “Frisson Band” tregon se rrugëtimi pothuajse 10-vjeçar i grupit filloi në një garazh të Dardanisë.

“Takova një djalë në një performancë që kisha në shesh për mbledhje fondesh i cili më njoftoi me bateristin tonë të grupit”, tregon Reçica gjersa thotë se ndonëse praktika e parë ishte në një garazh plot mykë, “ishte një vend i bukur i provave”.

Koncert

Bateristi Lum Havolli, basisti Shpëtim Smolica, kitaristi dhe vokalisti Ilir Brajshori dhe vet Reçica filluan rrugën e bendit që nga 16-vjeç dhe të njëjtën e vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Për një vazhdimësi të tillë, një ndër arsyet është kimia në mes pjestarëve të grupit.

Galdon Reçica, kitarist i Frisson Band

Por pse metal? Ndonëse gjenerata të reja vazhdojnë të lindin dhe muzika nuk është asnjëherë ajo e njëjta, më kujtohet një fjali e legjendarit, Rob Halford. Sipas tij, heavy metal do të jetë gjithmonë aty. Në thelb, gjithçka ka të bëjë me një lidhje primitive që të gjithë duhet të mbajmë në jetën tonë, thoshte ai. E njëjta vlen edhe për Frisson Band.

“Na pëlqejnë tingujt, mesazhet, produksioni, gjithçka rreth tij”, tregon Reçica.

I pyetur se cilët janë artistët apo grupet që konsiderojnë për shembull në botën e këtij zhanri, Reçica nuk përmend asnjë emër.

“Natyrisht që kemi, por na dëgjoni së pari. Kur na dëgjoni e nuk ju ngjasojmë me askënd, kjo nënkupton që kemi punuar si duhet”, thotë ai.

“Exit Denied” dhe “Self” janë dy albumet e publikuara nga Frisson Band.

Frisson Band kanë qenë pjesë e festivaleve në Prizren, Prishtinë, Tiranë dhe vende të tjera mirëpo, për Reçicën mbetet skena e SpitFire ajo e cila do të mbetet ndër më të paharruarat e krahas asaj, edhe performancat në sheshin e Prishtinës.

Një gjë është e sigurt, Frisson Band nuk ka për të ndryshuar zhanrin dhe as mënyrën sesi dhuron artin e vet në skenë. Pavarësisht kohës, ky zhanër vazhdon të jetojë e si pjesë e saj, edhe Frisson Band.

Shija e redaktorit

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Të fundit nga rubrika