Në ndeshjen që u mbajt të shtunën në Singapor, mes Joanna Jedrzejczyk dhe Zhang Weili, në kuadër të UFC 275, përfundoi me triumfin e Weili-t.

Ndeshja e fundit që Jedrzejczyk hyri në kafaz ishte në mars të 2020, e cila përfundoi me humbje për të.

Ndërsa, Zhang Weili në këtë ndeshje, përsëriti atë çka bëri në mars të vitit 2020 kundër polakes Jedrzejczyk.

Të shtunën mbrëma Weili e mposhti me nokaut në raundin e dytë Jedrzejczyk.

WALK OFF SPINNING BACKFIST FOR @MMAWEILI 🤯 #UFC275 pic.twitter.com/dkuCZcIsYo

— UFC (@ufc) June 12, 2022

Më këtë fitore, Weili do të përballet me kampionen në fuqi Carla Esparza.

Ndërsa për Jederzejczyk, kjo ishte ndeshje e fundit në karrierë, pasi pas kësaj gare, ajo u tërhoq nga garat MMA.

“Unë po pensionohem, djema,” tha ajo gjatë intervistës pas ndeshjes.

“Unë ju dua shumë. UFC, Dana, më vjen shumë keq që ju zhgënjeva. Kanë kaluar 20 vjet Unë jam 35 vjeç këtë vit. Dua të jem një nënë. Dua të jem një biznesmene. Ju vlerësoj të gjithëve, ju dua të gjithëve”, shtoi luftëtarja polake Jedrzejczyk.

Joanna Jędrzejczyk (L) njofton tërheqjen e saj me Daniel Cormier pas humbjes së saj me KO në rndeshjen e peshës së lehtë me Zhang Weili në UFC 275 në stadiumin e brendshëm të Singaporit

Me një rekord MMA prej 16-5, me një seri të pamposhtur prej 14 ndeshjesh, që zgjati nga 2012 në 2017, Joanna Jedrzejczyk tërhiqet si një pioniere e MMA-së për femra dhe një nga kampionet më të mëdha që UFC ka parë ndonjëherë.