Johnson kthehet në Kiev dhe takohet me Zelenskyn

Këtë të diel ish-kryeministrisë i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson është kthyer në Kiev dhe ka takuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, në ditën kur u shënua Dita e Unitetit të Ukrainës

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson vendos lule për të nderuar të vrarët gjatë pushtimit rus të Ukrainës teksa viziton Kishën e Sviatoho Apostola Andriia Pervozvannoho në Bucha të dielën. Foto: CNN

Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është kthyer në Kiev të dielën e 22 janarit, ndërsa Ukraina ka shënuar Ditën e Unitetit të Ukrainës dhe ka udhëtuar në Bucha dhe Borodianka me kreun e administratës ushtarake rajonale të Kievit, Oleksii Kuleba.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar është parë duke mbajtur shënime gjatë vizitës në Borodianka, të cilën rusët e pushtuan për një muaj në fillim të luftës. I pyetur nga Johnson se sa nga ata që kishin ikur nga qyteti ishin kthyer, Kuleba ka thënë se popullsia është kthyer në rreth 60 për qind të asaj që ishte para luftës.

Johnson ka vizituar një ekspozitë kushtuar masakrës së Buçës, dhe ka vendosur lule në një varr masiv dhe tha se “Mbretëria e Bashkuar do të qëndrojë pranë Ukrainës për aq kohë sa të duhet”.

Ai gjithashtu është takuar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky në Kiev për të premtuar mbështetjen e tij të vazhdueshme dhe për të pyetur se si mund të ndihmonte Ukrainën.

Johnson e ka informuar Zelenskyn për vizitën e tij në Borodianka dhe Bucha më herët atë ditë, duke e përshkruar atë që ai e pa si “të tmerrshme”.

Zelensky ka falënderuar Johnson, i cili ka vizituar vendin disa herë gjatë kohës së tij si kryeministër, për mbështetjen e tij në një postim në Telegram duke e quajtur atë “një mik të vërtetë të Ukrainës”.

Dita e Unitetit të Ukrainës shënon përvjetorin e bashkimit midis Republikës Popullore të Ukrainës dhe Republikës Popullore të Ukrainës Perëndimore, nënshkruar më 22 janar 1919, raporton CNN.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika