Johnson: Nuk lejojmë që Ballkani të jetë shesh i shkatërrimeve për Putinin

Me kërkesën e shtabit të NATO-s në Sarajevë, disa ekspertë dhe këshilltarë britanikë do të dërgohen në Bosnjë e Hercegovinë për forcimin e misionit të NATO-s dhe të promovojnë stabilitet dhe siguri në vend

Boris Johnson

“Bosnja e Hercegovina është duke u përballur me kërcënimin më të madh që nga paslufta, ndërsa liderët secesionistë janë duke punuar në mënyrë aktive për ndarje dhe konflikte të mëtejme. Këto janë planet të cilat po gjejnë mbështetje nga Moska si pjesë e përpjekjeve të Putinit për të minuar integrimin euro-atlantik të Bosnjës”, thuhet në kumtesën e qeverisë britanike.

Me kërkesën e shtabit të NATO-s në Sarajevë, ekspertët ushtarakë për luftë kundër dezinformimit në Britani të Madhe dhe këshilltarë për mbrojtje strategjike civile, do të shkojnë si mbështetje dhe të trajnojë forcat e armatosura të Bosnjes e Hercegovinës.

Ekspertët dhe këshilltarët do të mbështesin reformat për mbrojtje në Bosnjë, duke ndihmuar edhe në zhvillimin e mëtejmë, modernizimin dhe prezantimin sa më të mirë të forcave të armatosura në mënyrë që të mund të përmbushin standardet e NATO-s.

“Përveç kësaj, Britania e Madhe do të sigurojë 750 mijë funta për hapjen e një qendre për siguri kibernetike, që do të operojë në kuadër të Universitetit të Sarajevës. Kjo do ta forcojë mbrojtjen e Bosnjës nga sulmet kibernetike, që mund të lëndojnë njerëzit si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Britania e Madhe do të punojë ngushtë me mediat dhe institucionet e Bosnjës për t’i përgatitur me pajisje për identifikimin dhe zbutjen e efekteve nga gënjeshtrat dhe dezinformimi”, thuhet në kumtesë.

Ndërsa, lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe kryeministri britanik Boris Jonhson i cili është shprehur mjaft i qartë dhe i prerë.

“Nuk duhet të lejojmë që Ballkani Perëndimor të jetë një shesh tjetër i Putinit për synime shkatërruese. Duke ndezur flakën e seceionizmit dhe sektarizmit, Rusia po përpiqet t’i kthejë mbrapsht tri dekada të suksesit në Bosnjë e Hercegovinë, të arritura këto që sollën stabilitet në tërë kontinentin tonë. Për këtë po rrisim mbështetjen në Bosnjë, po i përgjigjemi thirrjes se miqve tanë për t’i ndihmuar në ruajtjen e paqes që edhe me të drejtë e meritojnë”, ka shtuar Johnson.

Shija e redaktorit

Këto janë libraritë ku mund t’i gjeni tekstet shkollore të...

Shtëpia botuese “Dukagjini” njofton se ka filluar shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 dhe tashmë janë në dispozicion në të gjitha libraritë partnere...

Fillon shitja e teksteve shkollore për vitin 2025/2026 nga shtëpia...

Shtëpia botuese “Dukagjini” ka nisur zyrtarisht shitjen e teksteve shkollore për vitin e ri shkollor 2025/2026. Prindërit, mësimdhënësit dhe nxënësit tani mund t’i gjejnë...

50 autoblinda për Kosovën, Ambasada amerikane: Tjetër hap në angazhimin...

Të premten është mbajtur ceremonia e pranim-dorëzimit të autoblindave të reja të prokuruara nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për Forcën e Sigurisë së...

Të fundit nga rubrika