Jolie dhe Berry do të luajnë në filmin “Maude & Maude”

Angelina Jolie dhe Halle Berry do të luajnë në filmin thriller aksion ndërkombëtar

Dy aktoret fituese të  “Oscar-it”, Angelina Jolie dhe Halle Berry, do t’i bashkojnë forcat për projektin e ardhshëm të zhanrit triler dhe aksion, “Maude v Maude”, kjo pasi “Warner Bros” i ka siguruar të drejtat autoriale të realizimit të filmit, pas një lufte ofertash me shumë studio.

Sipas portalit “Deadline”, Jolie dhe Berry po ashtu shërbejnë si producente të filmit, krahas Holly Jeter, Jeff Kirschenbaum dhe Joe Roth.

Roseanne Liang vjen në rolin e regjisores kurse për skenarin është përkujdesur, Scott Mosier.

Sipas disa burimeve të afërta, filmi do të ngjajë me hitet e arkave filmike “James Bond” dhe “Jason Bourne”, por detaje të sakta rreth temës që e trajton nuk janë zbuluar ende.

Halle Berry aktualisht është duke punuar me producenten e njohur, Holly Jeter, në filmin e ri me titull, “Never Let Go”.

Ajo e ka rolin protagonist në projektin e studios “Lionsgate”, i cili e rrëfen historinë e një nëne dhe djemve të saj binjakë, të cilët për vite me radhë janë torturuar nga një fantazmë e keqe.

Por, ata qëndrojnë të bashkuar dhe të vendosur që kurrë të mos e ndryshojnë lidhjen mes familjes së tyre. Por, kur njëri nga djemtë fillon të dyshojë nëse fantazma që i përndjekë është e vërtetë, situata e familjes komplikohet duke shkaktuar një luftë të tmerrshme për mbijetesë.

Ndërsa, një prej projekteve të ardhshëm të Joliet do të jetë biografi dhe e sjell atë në rolin e këngëtares së operës, Maria Callas.

Në filmin me titull “Maria” dhe me regji të Pablo Larrain, aktorja 47-vjeçare do të portretizojë sopranon e njohur greke me origjinë amerikane.

Ai bazohet në ngjarje të vërteta dhe e ekranizon historinë e trazuar, të bukur dhe tragjike të këngëtares së njohur të operës, gjatë ditëve të saj të fundit në Parisin e viteve 1970.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika