Një nga ngjarjet më të mëdha të vitit është pothuajse pranë nesh.

UFC 285 do të ndalet të shtunën mbrëma në Las Vegas me kthimin e shumëpritur të Jon Jones.

Luftëtari amerikan do të bëjë debutimin e tij në kategorinë e peshave të rënda kur të përballet me ish sfiduesin e titullit, Ciryl Gane në ngjarjen kryesore në T-Mobile Arena.

THE RETURN IS HERE!! @JonnyBones meets @Ciryl_Gane in his comeback fight for the heavyweight title this Saturday!

[ #UFC285 | March 4th | Live on ESPN+ PPV: https://t.co/twBcYMJ3ve ] pic.twitter.com/JyZRt6fVI2

— UFC (@ufc) March 3, 2023

Të dy luftëtarët tashmë kanë kryer përballjen e tyre sy më sy dhe kanë bërë konferencën për shtyp para meçit që pritet të fillojë dikur pas orës 22:00.

Jones ka një rekord prej 26 fitoreve dhe 1 humbje, ndërsa Gane ka 11 fitore dhe 1 humbje.

Meçi i së shtunës mbrëma pritet të jetë shumë interesant dhe tifozët e arteve të përziera marciale mezi presin ta shohin.

JBJ pushed the belt away to get closer to Gane 👀 #UFC285 pic.twitter.com/8F3ksgiR2v

— UFC (@ufc) March 3, 2023